FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisionerja Frederica Mongherini vjen me 25 mijë refugjatë sirianë

Shqipëria do të presë në muajin mars 25 mijë refugjatë sirianë. Lajmi nuk bëhet i ditur nga qeveria shqiptare, një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të mbyllë kufinjtë, por media italiane ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se vendi ynë do të marrë refugjatët sirianë.

Në fakt, komisionerja për politikën e Jashtme në BE, Frederica Mongherini do të mbërrijë në Tiranë në fillim të marsit dhe do të nënshkruajë me qeverinë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama, marrëveshjen për të marrë refugjatët sirianë të cilët aktualisht kanë mbetur pa rrugë kalimi, sepse edhe Maqedonia ka mbyllur kufijtë e saj.

Refugjatët mësohet se do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia, ku mijëra refugjatë sirianë janë bllokuar prej javësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?