Kompania mashtruese e Unazës së Re. Gjiknuri: Do anulojmë kontratën
Ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri ka reaguar për skandalin e kompanisë shqiptar-amerikane që falsifikoi dokumentet për marrjen e 18 milionë eurove për ndërtimin e Unazës së Re.
Në një sqarim në Facebook, Gjiknuri deklaron se ka kërkuar sqarime nga autoritet amerikane lidhur me shkrimet e publikuara në media. Ministri shprehet se “kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike”.
Deklarata e Ministrit, Damian Gjiknuri:
“Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:
Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën.
ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.
Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.
Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.
Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.
Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shtetërore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat”.
- Skandali/Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA
- Duhen arrestime për tenderin 18 milionë euro
- Basha-Kryemadhi: Edi Rama hajdut, Prokuroria ta hetojë urgjent për Unazën e Re
- Skandali i kompanisë te Unaza e Re, reagon Monika Kryemadhi: Turp!
- Fatos Lubonja: Le të vijnë të na arrestojnë në studio, ose…
- Skandali me tenderin që ua prish shtëpitë, banorët e Astirit të “mbërthyer” pas ekranit
- Bushati: Sot kemi provën se ku do të shkojnë paratë e vjedhura
- Vetëm prangat në qeveri për vjedhjen e 18 milionë eurove qetësojnë publikun