Kompleksi “Xheko Imperial”.Pronari: Spekulim për të dëmtuar biznesin

Pronari i kompleksit “Xheko Imperial” ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në disa media për sekuestrimin e kompleksit. Në një reagim, pronari Agron Xheko tha se lajmi është spekulativ për të dëmtuar biznesin.

“Hedh poshtë lajmet për sekuestrimin e kompleksit. Nuk ka asnjë sekuestrim apo detyrim të pashlyer në banelë. Janë informacione spekulative që duan të dëmtojnë biznesin. Kompleksi që unë drejtoj ka mbi 70 punonjës. Hoteli nuk është sekuestruar dhe puna vijon normalisht”, ka thënë Agron Xheko.

Po ashtu pronari ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës për mediat që kanë spekuluar me këtë lajm.

“Do t’i drejtohem gjykatës për mediat që kanë spekulluar. Padi ndaj të gjitha mediave elektonike e të shkruara për dezinformimin. Padi në Gjykatën e Tiranës për shpifje dhe dëmtim imazhi të gjitha mediave elektronik dhe rrjeteve sociale”, ka thënë Xheko.

Duhet theksuar se Agron Xheko mbetet një prej biznesmenëve me të mirë dhe korrekt në raport me klientelën e tij.

SHKARKO APP