Kontrolle në plazhe për pastërtinë

Këtë viti qeveria, institucionet vartëse dhe bashkitë po monitorojnë gjithçka dhe çdo ditë për pastërtinë, aq me shumë në sezonin veror. Këto pamje vijnë nga Mali i Robit (Durrës) ku Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ndodhet në terren për të monitoruar dhe kontrolluar të gjitha njësitë akomoduese në zbatimin dhe respektimin e masave higjieno-sanitare.

Përveç infrastrukturës europiane që po investohet, një rëndësi e dorës së parë mbetet pastërtia kudo e sidomos në plazhe e zonat turistike.

Ministrja e Shëndetsisë, Albana Koçiu, ka shkuar në zonën e Malit të Robit për të kontrolluar se si është gjëndja në plazhe, por jo vetëm.

Ndaj parimi i pa shkruar “Beso-Kontrollo”, zbatohet edhe në këtë rast.

SHKARKO APP