Konventa, Monika Kryemadhi: LSI nuk tradhton kurrë interesat e shqiptarëve

LSI ka mbledhur sot Konventën Kombëtare. Me tone të ashpra, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve.

Kryemadhi me zë të lartë tha se “ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë”.

“Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë. Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka garantuar se “Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën.

“Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tonë. Them sot një përkrahje të madhe për studentët që na dhanë dinjitet, shpresë, por mbi të gjitha na dhanë besim që të bashkuar do të fitojmë, jo politikisht, por për të fituar patriotikisht se sot është në diskutim cështja e vendit. Duhet të sakrifikojmë cdo gjë, edhe jetën, se cdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij. Ju e dini shumë mirë se Shqipërisë iu premtuan 300 mijë vende pune, nuk pamë, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar, por mijëra biznese të mbyllura dhe falimentuara, lot nënash që qanin se nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët”- tha ajo.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/2022346137820351/UzpfSTMyNDY4ODcxMDk3NzIxMToxOTQxNzEzMTU5Mjc0NzUw/

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama se LSI ka qenë krah protestës së studentëve si përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama i cili shpesh akuzonte opozitën si forca që fshihej pas protestës dhe bojkotit të studentëve.

“Po ishim me studentët me protestën sepse jemi me Shqipërinë dhe rininë e këtij vendi dhe të tjerët që bëhen xheloz le të rrinë në hallin e tyre dhe le të vazhdojnë të shohin si projektohet fundi i agonisë së tyre”- tha Luan Rama.

Jo vetëm kaq, LSI tha se me daljen në opozitë të LSI-së doli në dritë se kush ështe e keqja e Shqipërisë.

LSI asnjëherë nuk ka bërë pazar për interesat e vendit. Zgjodhëm opozitën për të humbur pushtetin por fituam LSI pa makutë, batakcinjtë e servilët e hajdutët që sot janë në prehrin e rilindjes. Jo vetëm i ikëm tepsisë por i treguam shqiptarëve se cila është e keqja që arriti të fshihej të kamuflohej e të fitonte nën imazhin e LSI-së. Do të duhej të iknim ne nga pushteti që ti hapeshin petët e lakrorit të korrupsionit, krimit e drogës dhe firmave që fitojnë me dokumente të falsifikuara. Jemi këtu për ti thënë shqiptarëve jemi me ju dhe me interesat europiane duke luftuar kundër korrupsionit e krimit dhe do vazhdojmë të jemi faktor bashkues dhe i unitetit drejt integrimit Europian”- u shpreh Luan Rama.

SHKARKO APP