KQZ, mandati i deputetit të LSI. PD pro heqjes, PS kundër heqjes së mandatit

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur para Vitit të Ri kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Gledjon Rehovica (LSI) dhe deputetit Aqif Rakipi (PDIU).

Sot në KQZ u shqyrtuan mandatet e dy deputetëve, Gledjon Rehovica dhe Aqif Rakipi, të cilët rezultojnë me shkelje të ligjit të deklriminalizimit, sipas verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme. Deputeti Gledjon Rehovica i LSI është paraqitur me avokatin e tij, Ardian Visha  ndërsa deputeti Aqif Rakipi jo, ai u përfaqësua av. Theodhori Sollaku dhe av. E. Dono.

Sipas vendimeve të siguruara nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje.

Si deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma, thotë shkresa e prokurorisë.

Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penal të vjedhjes më 03.11.1998. Ky ndalin nga autoritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklarimit të Rakipit.

Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mina, është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999. Edhe Rehovica, njësoj si Aqif Rakipi nuk ka deklaruar në formular ndalimin nga policia italiane.

Në kërkesën që ka përgatitur Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e mandatit të Gledion Rehovicës thuhet se deputeti “është raportuar për një vjedhje dyqani në vitin 1999” dhe se kjo është raportuar nga “autoritetet italiane”.
Gjatë mbledhjes së KQZ-së, anëtari i LSI Gëzim Veleshnja tha se prokuroria duhet të sqarojë se çfarë do të thotë “raportuar”, nëse ka pasur denoncim ndaj Rehovicës apo ka pasur ndalim, procedim apo gjykim.
Po ashtu, Veleshnja tha se duhet saktësuar se kush nga autoritetet italiane ka sjellë materialet për prokurorinë.
Për këtë është kërkuar që mbledhja e KQZ të shtyhet dhe prokurorisë t’i kërkohen sqarime të mëtejshme për këtë çështje. Vetë Rehovica është paraqitur në mbledhjen e KQZ, ndryshe nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi.

Përfaqësuesi politik i PD pranë KQZ kërkoi që ti hiqet mandati deputetit të LSI, siç ka kërkuar Prokuroria, por kjo u debatua në KQZ dhe më pas u hodh në votim propozimi i anëtarit të KQZ, Gëzim Veleshnja, i cili kërkoi ti kërkohet prokurorisë sqarime rreth dosjes se deputetit të LSI. U hodh në votim propozimi dhe me 4 vota pro kërkesës për rikthim në Prokurori u mbyll çështja e e deputetit të LSI. Votuan PS dhe LSI në një linjë politike e profesionale.

Ajo çfarë ra në sy ishte se PD-ja dhe dy anëtarët e KQZ përfaqësues të PD, ishin dakort me kërkesën për heqjen e mandatit të kolegut të tyre opozitar të LSI, ndërsa anëtarët e PS në KQZ ishin kundër heqjes gjatë ditës së sotme. Ata kërkuan sqarime te mëtejshme nga Prokuroria.

SHKARKO APP