Kreshnik Spahiu: Irani do godasë më egër sepse jemi në luftë me të. Kujdes se mund të ketë viktima!
Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për “euronews albania” thotë se nuk është vetëm strehimi i muxhahedinëve arsyeja pse Irani po e sulmon Shqipërinë.
Në një intervistë për Euronews Albania Spahiu u shpreh se Shqipëria duhet të përgatitet psikologjikisht për luftë dhe duhet të kërkojë në më shumë mbështetje nga aleatët pasi do të vijojë të jetë objektiv i sulmit të Iranit.
Kjo sipas tij, pasi Shqipëria është baza kryesore pro amerikane në Europë.
Spahiu paralajmëroi se sulmet në vazhdim nuk do të jenë në rrjetet sociale, por do të ketë pasoja të rënda.
“Qeveria shqiptare duhet të jetë në një alarm sepse është në një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin. Shqipëria duhet të jetë shumë e përgatitur ushtarakisht, qoftë dhe me shërbimet inteligjente por edhe si shoqëri përsa i përket sulmeve të tjera që në radhët tjera nuk do të jetë më në internet e në rrjetet sociale por do kemi pasoja dhe viktima fizike”, – tha ai.
Këtë paralajmërim e ka bërë edhe analisti Baton Haxhiu.