Kreshnik Spahiu: PS dhe LSI nuk do jenë bashkë në zgjedhjet parlamentare
Në zgjedhjet e ardhshme, Aleanca Kuq e Zi do të jetë pjesë një një koalicioni partiak. Kryetari i kësaj force politike, Kreshnik Spahiu në studion e lajmeve të Ora News tha se po studiojnë mundësinë për të qenë pjesë e një koalicioni parazgjedhor.
Spahiu: Në zgjedhjet e ardhshme AK është e detyruar dhe e imponuar të shikojë një pozicion për të marrë kahun në një koalicion të mundshëm paraelektoral. Kjo e kushtëzuar edhe nga rezultati i zgjedhjeve të 2013. Siç dihet AK ishte forca e vetme që tentoi të garojë e vetme në zgjedhjet e fundit, kundër Rilindjes dhe kundër Aleancës së PD. Ishte një tentativë jo pozitive për faktin se sistemi elektoral të imponon pamundësinë për të hyrë i vetëm sepse janë këto dy parti të mëdha që numërojnë votat e shqiptarëve. Është e pamundur që këto dy forca të numërojnë votat e një force të pavarur. Kështu që jemi duke studiuar mundësinë për të qenë pjesë e një koalicioni të ardhshëm.
I pyetur se me kë forcë politike do të reshtohej në koalicion, Spahiu arsyetoi se forca e tij është në opozitë dhe si e tillë nuk mund të bëjë koalicion me ata që janë në pushtet.
Spahiu: Përsa kohë je në opozitë nuk je në pushtet dhe je i detyruar të bashkëpunosh me opzitën legjitime dhe parlamentare. Pra pozicioni është i detyruar dhe i përcaktuar. AK nukë shtë pjesë e qeverisë dhe duke mos qenë pjesë e qeverisë është pjesë e opozitës.
Në lidhje me krijimin e qeverisë teknike Spahiu u shpreh pro saj. Ai tha se koalicioni aktual është me turbulenca dhe sipas tij nuk do të jetë e largët koha kur PS dhe LSI do të ndahen.
Spahiu: Pro qeverisë teknike janë të gjithë faktorët, madje edhe një pjesë e madhe e mazhorancës. Koalicioni është funksional, por është me turbulenca. Dihen pabesitë e Ramës ndaj Ilir Metës. Janë 5 raste kur Rama ka tentuar të ngrejë akuza dhe ta kërcënojë me burg kreun e LSI. Pra LSI ndihet jo e sigurtë. Meta ka deklaruar edhe 3 javë më parë që nuk mund të vazhdohet me thikë pas shpine dhe pse jo të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Të gjitha përgjimet që i janë bërë kreut të LSI, duken qartazi që nuk do jetë një bashkëjetesë e gjatë e këtyre paritve. Se kur do të ndodhë çarja kjo është çështje kohe, por ajo do të ndodhë. Kam bindjen se një ditë PS dhe LSI nuk do të jenë bashkë.
Spahiu shprehu edhe shqetësimin për reformën zgjedhore.
Spahiu: Jemi 8 muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe reforma zgjedhore nuk është në axhendë. Pra do të kemi përsëri sistemin propozcionla të korrektuar,që mohon votën e emigrantëve pra asgjë nuk është ndryshuar. Pra një qeveri që kontrollion mediat, që luan me të fortët nuk ka si të kemi rezultat tjetër.