Mijëra vetë në sheshin “Skënderbej”. Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu: “Për shumë vjet gëzuar Fitër Bajramin!”

Besimtarët myslimanë, në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj dite, besimtarët shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë. Falja u mbajt në drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu. Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull. Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta. Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo.  Harmoninë dhe dialogun ndër fetar. I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen me lejen e Zotit. Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë kudo që ajo ndodhet.”- tha Spahiu.

SHKARKO APP