Kreu i KQZ, Celibashi: Policia të mos lejojë asnjë person të pa autorizuar në qendrat e votimit
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sot në një dalje për mediat theksoi se policia e shtetit nuk duhet të lejohet asnjë person i paautorizuar në qendrat e votimit, bile deri në një distancë 150 metra.
“Është e papranueshme që qytetarët që nuk kanë lidhje me ato qendra votimi, që të vazhdojnë të rrinë në ato qendra. Do të duhet të boshatisen menjëherë. Çdo kush që refuzon që t’i përgjigjet këtij urdhri, do të mbajë përgjegjësi.”, tha Celibashi.
Ky prononcim i prerë i Celibashit vjen pasi ka ankesa të shumta, sidomos nga opozita, se persona të administratës shtetrore apo të lidhur me PS-në, të cilët rrijnë në mjediset afër qendrës së votimit duke intimiduar votuesit, sikurse ka edhe informacione për presione ndaj votuesve.
Raportimet nga mediat janë se në shumë qendra votimi ka persona me kapuç apo si të “fortë”, të cilët nuk i lejon ligji të rrijnë afër qendrës së votimit, kur kanë përfunduar votimin për vete.
Policia e Shtetit është e detyruar ti largojë këto persona, kushdo qofshin ata.