Kreu i PD, Lulzim Basha: Qeveri teknike, ose revolta popullore kundër Ramës

Partia Demokratike do nisë revoltat popullore, nëse nuk pranohet kushti i saj për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është strategjia e re e Lulzim Bashës, që në një intervistë për ABC News rrëfen edhe marrëdhënien me Ilir Metën, rolin e Berishës në PD dhe idenë për një system të ri zgjedhor.  Me kryetarin e PD bisedoi gazetarja Mimoza Kociu.

Lulzim Basha do t’u prijë vetë revoltave popullore nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Në të parën intervistë televizive pas votimit me konsensus të reformës në drejtësi, falë bashkëpunimit me Ilir Metën, kryetari i PD tregon për ABC News se për të, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira.

“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një aktpolitik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa ftesa ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar njëlëvzje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranojë qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor.

A e gjeni tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla?

Basha: Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve, para gjithë shqiptarëve …Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoj rolin e Metës për arritjen e konsensusit, por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen në këmbë të një qeverie të inkriminuar e të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë siç kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj.

Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për here të pare pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën, sic bënë ambasadorët dhe Ilir Meta gjatë negociatave për reformën në drejtësi.

Basha: Z.Berisha ka një rol sideputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht edhe unë si kryetar edhe antarë të tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD i takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha…Nuk jam unë ai qëvendos se kë merr në telefon z.Meta apo ku pi kafe z.Lu , por unë jam ai që vendos në PD.

Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me prim që do prekte partitë e vogla, por një system që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike.

Basha: T’ju them se cfarë kam problem, mospërfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008 duhej të rrisnin cilësinë…Një qeveri ku kryeministri pas cdo akti fsheh hajdutërinë e rradhës…Përtej zgjedhjevetë lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve por edhe e vullnetit politik.

SHKARKO APP