Kriza për (mos) zgjedhjen e presidentit të Kosovës mund të ishte shmangur
Nga Andi Bushati
Kriza e mbrëmshme për (mos) zgjedhjen e presidentit të Kosovës mund të ishte shmangur nëse:
1. Ata që kanë marrë mandat të plotë për të qeverisur do të ishin ndërgjegjësuar se nuk kanë mbështetjen edhe të 2/3-ve të votuesve.
2. Ata nuk do ta kishin shmangur, në mënyrë të shëmtuar, Vjosa Osmani me justifikimin se nuk e mbështet opozita, duke kandiduar më pas dikë që sërish nuk e kishte këtë mbështetje.
3. Ata nuk do të kishin këmbëngulur në opsionin: “me çdo kusht një militant i yni në krye të shtetit”.
Ecja përpara me devizën “ose të gjitha, ose asgjë” do të përfundojë duke i lodhur njerëzit.
KOHA JONË SONDAZH

