Kriza politike. Ilir Meta thërret në takim të gjitha partitë parlamentare
Orët e fundit janë vendimtare për zgjidhjen e krizës politike. Pas dështimit të negociatave me dy të dërguarit e Bashkimit Europian, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar zhvillimin e një takimi urgjent me të gjithë drejtuesit e partive parlamentare.
Sipas burimeve nga Kuvendi mësohet se Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në orën 19:00 ka thirrur gjithë partitë parlamentare për të diskutuar për zgjidhen e krizës politike si dhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.
Vendimi i kreut të Kuvendit vjen pas një ditë të gjatë me takime me diplomatët të rëndësishëm të akredituar në vend.
Paradit, Meta u takua në Kryesinë e Kuvendit me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ambasadoren e BE, Romana Vllahutin dhe atë të OSBE, Bernd Borchardt. Mësohet se në qendër të takimit kanë qenë dështimi i negociatave për zgjidhjen e krizës politike me zyrtarët e PPE. Takimi i ambasadorëve me Metën zgjati 1 orë e 25 minuta.
Po sot paradite kreu i Kuvendit Meta u takua me kryeministrin Rama. Krerët e maxhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar këtë paradite, një ditë pas dështimit të negociatave nga zyrtarët ndërkombëtarë. Takimi që nisi rreth orës 09.30, zgjati për rreth një orë e gjysëm dhe për momentin asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje. Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar në këtë takim nga deputeti Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Negociatat mes qeverisë dhe opozitës, me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, nuk ia dolën që të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
LEXONI EDHE:
McAllister: Tirana është në krizë të rëndë politike zgjedhore
Një plan B për daljen nga kriza?
Përfundon takimi i ambasadorëve me kreun e Kuvendit Meta
“Shqipëria ndodhet në prag të kolapsit politik”
Në ora 18.00 Lulzim Basha takim me kryetarët e partive
Reagimi i Dash Shehit, Agron Dukës dhe Nard Ndokës
Lulzim Basha shpall fillimin e përplasjes fizike me pushtetin