Kryebashkiaku i Athinës pret me nderime kryebashkiakun Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Athinës priti Erion Veliaj. Pas takimit kryebashkiaku i Tiranës shkruan:
“I lumtur të takoja kryetarin e Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, ku shkëmbyem ide për të rritur akoma më shumë bashkëpunimin midis dy qyteteve nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe gjithashtu kënaqësi të isha pjesë e panelit të B40, të cilën Tirana e kryeson këtë vit”- shkruan Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, është një nga politikanët me popullaritet në Greqi dhe që shikohet si një kryeministër i ardhshëm i shtetit helen.