Kryebashkiaku i New York-ut mban fjalën e dhënë, vjen në Shqipëri: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, i njohur për dashurinë ndaj komunitetit shqiptar në Amerikë, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend, duke e quajtur një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë.

”Sot shoh se turizmi ka ecur përpara, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë edhe më tej dhe të sjellim risi përmes bashkëpunimit tonë. New York-u është si ”Shqipëria e Amerikës”. Vendi juaj është i mrekullueshëm dhe njerëzit tuaj janë shumë miqësorë, keni një ndjenjë sigurie të jashtëzakonshme. Mund të ecësh natën në rrugë pa asnjë problem.

Po shqyrtojmë disa vende me të cilat mund të zgjerojmë bashkëpunimin, dhe do të dëshironim shumë të krijonim një linjë të drejtpërdrejtë ajrore mes New York-ut dhe Shqipërisë, ashtu siç kemi bërë me Azerbajxhanin. Vlora është një qytet i bukur dhe një vend ideal për shkëmbim përvojash. Ju ftoj të vini në New York, ashtu si edhe ne do të vijmë me kënaqësi në vendin tuaj”, është shprehur kryebashkiaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eric Adams nga ana tjetër, shtoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe inovacionit është një mundësi e re për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ”New York-u është si Shqipëria e amerikaneve pasi në New York kemi një popullsi të madhe shqiptarësh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?