Kryebashkiaku i ri librazhdas, Maringlen Disha: “Ju pres të gjithëve te Kantina e Verës në Librazhd”. Qindra vetë nga Tirana drejt kantinës!

Maringlen Disha, njeriu që fitoi bindshëm në bashkinë e Librazhdit, duket se ka filluar punë akoma pa e marrë zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut.

Përditë po promovon gjërat që ai ka premtuar në fushatë. Ndërkohë sot ka postuar një status për të shkuar me datë 25 maj, ora 17.30, për të festuar te Kantina e Verës në Librazhd.

Mësohet se derisa ftesa u bë publike në facebook, një grup organizator festash në Tiranë po nis ftesën e Maringlen Dishës në drejtim të mijëra vetave dhe deri tani kanë njoftuar vajten te kantina e Verës mbi 1200 persona nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Tropoja, etj.

Një grup turistësh anglezë me të lexuar ftesën e Dishës do të jenë te Kantina e Verës. Ata po interesohen se si do të gjejnë në hotelet e Librazhdit për të qëndruar pas festës së verës.

Regjistrimet për të respektuar ftesën e kryebashkiakut të zgjedhur vazhdojnë!

SHKARKO APP