Kryemadhi: Aleatët e Bashës të qetësohen. LSI ka votat e saj, nuk duam mandate qyl nga PD

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar sot deklaratat e bëra nga aleatët e Partisë Demokratike që e shohin me skepticizëm afrimin e LSI me PD. Në fakt këto partiçka që kanë marrë mandate deputeti nga PD, nuk kanë vota as sa gjysma e mandatit të Jozefina Topallit, dikur. Ato nuk kanë hallin e rrëzimit të Edi Ramës, pasi është koha për leje ndërtimi nga Erion Veliaj dhe me shumë kukurisin në një kotec se sa kanë takat politik.

Në një intervistë për “News 24”, kryetarja e LSI-së deklaroi se forca që ajo drejton ka elektoratin e saj dhe nuk hyn në koalicion për deputetë në listat e PD.

Kryemadhi kërkoi nga forcat opozitare të tregohen të përgjegjshme dhe të bashkohen përballë një qeverie që është kapur nga krimin. Ajo tha se LSI elektoratin e saj, ka mision dhe qëndrime parimore shumë të rëndësishme sesa debatet aktuale.

“LSI ka peshën e vetë në elektorat. LSI ka mandatet e veta. Aleatët e PD të qetësohen se LSI ka listën e vetë dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD. Sot ka nevoje për çdo grimcë opozitare. Nuk duam mandate qyl nga PD. Të qetësohen  aleatet e PD”,- tha Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Komenti i Kryemadhit u bë pas pyetjes lidhur me qëndrimet e disa partive që janë pjesë e koalicionit të PD dhe që kanë marrë deputetë vetëm nga lista e Partisë Demokratike. Ajo tha se sot më e rëndësishme për vendin është që të ketë një opozitë të fortë.

“Fronti opozitar ka nevojë për çdo grimë opozitare. Ne duam bashkimin e çdo opozitari për të rrëzuar këtë qeveri. Ne nuk duam vende në listat e deputetëve të PD dhe as nuk duam të ndajmë thelat e një qeverie imagjinare. Sot Shqipërisë po i rrezikohet demokracia. Dhe që të ketë demokrati, duhet të ketë opozitë të fortë. Qëllimi i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës. Ky është problemi i madh i shqiptarëve”,- tha Kryemadhi..

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur dakordësinë për protestën opozitare që do të zhvillohet mesditën e 27 janarit. Në studion e “News24”, Kryemadhi tha se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

Sakaq, ajo ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste, e cila sipas saj ka për qëllim t’i rikthejë qytetarëve shqiptarë shpresën dhe mundësitë për jetesë më të mirë. “Sigurisht që jemi dakord me datën 27 janar. Bëhet fjalë për detaje të vogla që e vënë përpara protestën, që vë në lëvizje gjithë mekanizmin opozitar. Më 27 janar në orën 12:00 do të jemi në shesh për të zgjuar ndërgjegjen qytetare. Protestat do të jenë të pandalshme, do të jetë tradhti kombëtare nëse do të lejojmë Ramën të largojë shqiptarët nga vendi”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur lidhur me detajet e protestës, kryetarja e LSI tha se nëse e bën diçka të tillë “Rama do t’u shkojë në shtëpi njerëzve”. “Po të tregoj që tani detaje nga protesta, Edi Rama u shkon tek shtëpia njerëzve. Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Pasi ai historikisht ka paur një plan, që e realizoi. E kanabizoi Shqipërisë, siç e tha edhe CIA”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi tha se shqetësimi i opozitës duhet të jetë problemi që kanë sot gjithë shqiptarët, keqqeverisje, varfërinë, drogën dhe bandat. “Më datën 27 në orën 12:00 ne jemi në shesh. Koha e Edi Ramës mbaroi, dhe nuk ka për t’u kthyer më, pasi ka shpërngulur shqiptarët, ka shkatërruar familjet shqiptare, ka shkatërruar ekonominë, ka larguar investitorët. Do të ngrihen të gjithë ata shqiptarë që janë kundër gjobave, kundër korrupsionit, kundër dhunës. Këtu problemi është Edi Rama, dhe largimi i tij. Ky është qëndrimi ynë, dhe bashkëbisedimi që kemi me Bashën është për këtë. Ne kemi votat tona dhe elektoratin tonë, dhe PD nga ana tjetër ka hyrë bashkë me partitë e tjera”, tha kryetarja e LSI.

SHKARKO APP