Kryemadhi: Do kërkojmë përjashtimin e Edi Ramës nga Parlamenti

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi u shpreh se do të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga kuvendi.

Kryemadhi tha ndër të tjera se LSI-ja mbështet protestat e qytetarëve, dhe inkurajoi vazhdimin e tyre. Ajo gjithashtu i bëri thirrje prokurorisë që të mos hetojë vetëm qytetarët, por edhe ata që provokuan dhunën.

“Çdo përpjekje e kryeministrit për të kërcënuar protestuesit me vasalët dhe veglat e tij shkon çdo ditë në kurriz të varfërimit të shqiptarëve. Fjala e tij përpara shqiptarëve ishte një fyerje jo vetëm për banorët e Kukësit por është edhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit që i trajton kosovarët si klientë të oligarkëve të tij. Ne sot jo vetëm distancohemi, por edhe dënojmë fjalimin e tij. Në zbatimin e rregullores së Kuvendit, ne do të kërkojmë përjashtimin e tij nga Parlamenti. Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektësi ligjin dhe të hetojë me paanësi dhe të mos marrë në mbrojtje provokatorët e dhunës së dërguar nga Edi Rama dje në Kukës”,- tha Monika Kryemadhi.

Për arrestimin e 23 qytetarëve për protestën në ”Rrugën e Kombit”, Kryemadhi tha se duhen arrestuar trafikantët, jo qytetarët e thjeshtë. ”Qytetarët u ngritën në këmbë kundër regjimit të instaluar”,-u shpreh kryetarja e LSI-së.

VIDEO/DEKLARATA PËR MEDIAT E KRYETARES SË LSI

 Lexoni lajme të tjera për protestën në Kukës dhe Tiranë

Qytetarë mblidhen para Drejtorisë së Policisë 

Shpallen në kërkim 44 vetë të tjerë nga Kukësi

Rama: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton

Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

Vasili: Rama e urren Kosovën, e sheh si klient

Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk e takoj Ramën

Qytetarë dhe deputetë në komisariat: Lironi djemtë tanë

Spaho: Situata mund të eskalojë

Bisedime me Kosovën për tarifën, Rama: Pse duhej?

Manjani: Injoroni urdhërat me frymë-nxjerrje të sëmurë 

Dita e parë e protestës. Çfarë ndodhi në Rrugën e Kombit 

SHKARKO APP