Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kujdes me detin se të merr batica. Të rinjtë do të rrëzojnë… (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas fjalimit të Edi Ramës në Parlament, i cili kritikoi opozitën për akuza të pavërteta lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Kryemadhi ka publikuar një video të të rinjve të LSI-së që ishin pjesë e Kampingut Veror në Jalë gjatë kësaj vere, në të cilën thërrasin: “Rama ik…”.

“I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv 🚀.Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!”,- shkruan Kryemadhi në postimin saj në Facebook.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/349429319769901/

 

 

SHKARKO APP