Monika Kryemadhi:Kush i shërben Ramës, tradhtar i kombit. Basha: Ta rrëzojmë me çdo kusht

Pas seancës së sotme ku opozitës ju ndalua e drejta e fjalës, krerët e Frontit Opozitar kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe aksionit politik. Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, jashtë sallës së Kuvendit, bënë deklarata të forta kundër qeverisë “Rama” duke deklaruar nisjen e një faze të re reagimi.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se heqja e të drejtës së fjalës për opozitën dhe skandaletqë ka prodhuar këto kohë qeveria është një shenjë se vendi po kalon në emergjencë kombëtare. Basha deklaroi se opozita dhe qytetarët tashmë kanë vetëm një mision, të largojnë qeverinë “Rama” me çdo kusht dhe çdo çmim.
Basha më tej është shprehur se tashmë opozita do të bëjë një mobilizim total të resurseve opozitare për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Rama. “Ky është akti i kapjes përfundimtare personalisht nga Rama të pushtetit ekzekutiv, dhe sot edhe asgjësimin e Kuvendit, opozita kërkon debat parlamentar për të parashtruar qëndrimin e saj dhe të vërtetat pas këtyre emërimeve të kukullave dhe oligarkëve të Edi Ramës. Asnjë nga kërkesat e parashtrua nga Rama nuk qëndrojnë, opozitën e pengon të marrë fjalën një kryetar Kuvendi, nga një hajdut psiqik, i cili kërkon të ruajë vjedhjen. Sot kemi një qeveri të vdekur, deri tani ishte në koma. Faturën e kapjes së qeverisë, si në kohën e Enverit, e paguajnë shqiptarët, studentët… Nuk mund te këtë më një shtet me një kryeministër fals dhe psiqik, që sot u përpoq të mbyllë gojën e opozitës. Detyra jonë është të jemi në krah të njerëzve dhe tu japim zgjidhjen politike. Çdo ditë më Ramën kryeministër është një ditë krize, largimi i tij është në interesin kombëtar. Kush i shërben Ramës është një tradhtar i kombit dhe i interesave të qytetarëve, dhe duhet të trajtohet si i tillë. Ne do të bëjmë mobilizim total të të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj gjendje”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/228660831353534/

Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se marrëdhënia e opozitës më ketë Parlament nuk ka më asnjë kuptim. Ajo deklaroi se shumë shpejt opozita do të japë detaje për aksionin e saj politik, ndërsa e cilësoi këdo që mbështet qeverinë “Rama”, si tradhtarë të interesave kombëtare.
S’ka nevojë më për protesta masive. Ke me qindra dhe mijëra studentë që bojkotojnë universitetin. Ke me qindra dhe mijëra qytetarë dhe prindër që suportojnë fëmijët e tyre. Ke minatorë, ke naftëtarë, ke biznese të vogla , të cilat janë gati. Deri më sot opozita ka marrë damkën si zjarrfikës, por tashmë nuk ka më, për të fikur zjarrin e protestës, por opozita do të vazhdojë, do të ndjekë dhe do të vihet në krye të gjithë protestave. Tashmë nuk ka më asnjë zgjidhje tjetër. Është ajo që tha edhe zoti Basha më përpara, çdo njeri që i jep oksigjen qeverisë së kapur me në krye një kryeministër të çmendur psiqik dhe hajdut psiqik, por edhe klinik, është tradhti kombëtare. Kështu që tashmë ne kërkojmë nga ju, vetëm hapini ekranet. Mos ngelni peng e joshjeve apo edhe e blerjeve të fundit të tregut të Edi Ramës me oligarkët për televizionet, të cilat janë sadopak kundra tyre. Çdo gjë që ai do të marri sot, do ta vjelli nesër.Faleminderit dhe suksese dhe ju në punët tuaja, sepse lajme pafund do të keni që nesër e tutje“,- deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/2302913493261754/

FOTOGALERI/Çfarë ndodhi sot në Kuvend

SHKARKO APP