Kryemadhi: Makutëria e Ramës duhet ndaluar me çdo kusht dhe përballje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi denoncoi sot dhunën e policisë ndaj banorëve të Kasharit që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre nga qeveria. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi ka postuar një video që tregon momentet e përplasjes mes forcave të rendit dhe banorëve.

Kryetarja e LSI shprehet se qeveria po vjedh qytetarët me të njëjtën mënyrë siç vjedh dhe tokën e Teatrit Kombëtar. Duke mbështetur protestën e banorëve që po humbin shtëpitë, Kryemadhi fton qytetarët që të reagojnë ndaj një kryeministri që nuk po njeh limit në grabitjen e shqiptarëve.

“Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi. Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t’a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje”,- deklaron Monika Kryemadhi.

Me tone të ashpra, Kryemadhi shprehet se Kryeministri Edi Rama po tregon se është një grabitës dhe satrap që nuk ndalet para asgjëje. Kryetarja e LSI bën thirrje për të ndalur me çdo kusht kryeministri Edi Rama.

“Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente! Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve. Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë”,- deklaron kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Reagimi i plotë i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:

“Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.

Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!

Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.

Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t’a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.

Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente!

Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve.

Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë”.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1682958878483514/

SHKARKO APP