Kryemadhi për aferën e inceneratorëve: “Dy të moshuar 95 vjeçarë kanë blerë biznese 30 milionë dollarë! Ti verifikojë SPAK-u”

Akuza dhe fakte të rënda ka publikuar sot Monika Kryemadhi për inceneratorët.

Kryemadhi tha se janë disa kompani, së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.

Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse sipas balkanweb.com (https://www.balkanweb.com/foto-lajm-skema-e-inceneratoreve-me-evazion-fiskal-ky-eshte-cifti-i-95-vjecareve-qe-kane-kompani-me-vlere-30-milione-dollare/)

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Por nëse emrat në foto janë korrekt, duhet që SPAK-u të hetojë urgjent se si janë blerë e nga ku kanë ardhur gjithë këto para për dy të moshuar 95 vjeçarë.

Por jo vetëm kaq, por krejt afera në fjalë e inceneratorëve.

SHKARKO APP