Kryemadhi takim lamtumire me Donald Lu
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI në takimin e lamtumirës, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Kryetarja e LSI, Kryemadhi falenderoi Ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Takimi ishte mjaft miqësor dhe siç duket edhe nga foto e shpërndara nga zyra e shtypit e LSI, ambasadori i SHBA ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare.