Monika Kryemadhi vazhdon prej dy ditësh takimet në Washington
Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë zyrtare në Washington. Gjatë vizitës të saj në Washington kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, po zhvillon disa takime të rëndësishme. Sot ajo ishte e ftuar në Departamentin Amerikan të Tregëtisë, ku në Byronë e Industrisë dhe Sigurisë, zhilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Tregëtisë për Menaxhimin e Eksportit, Richard Ashooh. Ajo ka disa ditë që ndodhet në krye të një delegacioni të LSI e ku zhvillon takime të rëndësishme. Sot ajo takuar disa personalitete të politikës amerikane. Ndihmës Sekretari Ashooh shprehu kënaqësinë e veçantë që për herë të parë zhvillohej nje takim i tillë si dhe konfirmoi gadishmërinë e plotë për të mbështetur Shqipërinë në çështjet e sigurisë industriale dhe të eksporteve të teknologjisë.
Gjithashtu, Ndihmës Seketari Ashooh shprehu interesin për të asistuar Shqipërinë gjerësisht në hartimin e legjislacionit, akteve rregullatore dhe metodave të monitorimit, dhe partneritetit reciprok për çështje që lidhen me industrinë dhe sigurinë industriale.
Kryemadhi konfirmoi predispozicionin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ajo të jetë mbështetëse, por edhe promovuese e hartimit të legjislacionit në këtë fushë kaq të rëndësishme. Ajo siguroi se me tu përgatitur një legjislacion i tillë do të komunikojë me të gjithë aktorët e tjerë politikënë Shqipëri që kjo paketë legjislative e nevojshme për zhvillimin e vendit në tërësi, por dhe sigurinë kombëtare në veçanti, të miratohet në një kohë sa më te shpejtë dhe Shqipëra të ketë standardet më të larta ndërkombëtare bashkëkohore në këtë fushë.
Ajo ftoi gjithashtu përfaqësuesit të Departamentit të Tregëtisë të vizitojnë Shqipërinë në kuadrin e aktiviteteve të organizuara për fushat që ky departament mbulon, pasi Kryemadhi konstatoi se duhet një politikë e re në bashkepunimin ekonomik me SHBA që ti përshtatet më mirë zhvillimit aktual të ekonomisë së Shqipërisë dhe hapjes gjithmonë më të madhe të saj ndaj biznesit Amerikan.
Në vijim të takimeve në Departamentin Amerikan të Tregëtisë me fokus shkëmbimet tregtare, investimeve midis dy vendeve dhe rritjen e prezencës së investimeve amerikane në Shqipëri, Kryemadhi zhvilloi një takim me Sarah Kemp, Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë për Investime Ndërkombëtare.
Kryetarja e LSI nënvizoi se pa një prani që rritet dukshëm të investimeve amerikane nuk mund të kemi atë zhvillim ekonomik për të cilin Shqipëria ka aq shumë nevojë dhe që është i lidhur drejtpërdrejtë me punësimin. Gjithashtu, Znj. Kryemadhi evidentoi se turizmi, infrastruktura, energjia dhe bujqësia mbeten fushat prioritare të bashkëpunimit ekonomik. Zv.Drejtoresha e Përgjithshme Kemp evidentoi se Shqipëria ka nevojë për një qëndrueshmëri më të lartë fiskale në mënyre të veçantë për sistemin e taksave pasi ndryshimi i shpeshtë i tyre nuk është inkurajues për ardhjen e bizneseve amerikane por dhe atyre të huaja në përgjithësi. Ajo shtoi se Shqipëria mund të bëhet një vend strategjik rajonal për investimet Amerikane në infrastrukturë, energjetikë, manifakturë e shërbime, me shtrirje edhe rajonale si në Kosovë, Maqedonia, Mal të zi, etj., duke pasur si qendër Shqipërinë.