Kryeministër që i intereson b.. e karrikës së tij
Kosova sot është në prag të kolapsit shtetëror, jo për faj të ndonjë force të jashtme, por për faj të liderëve të vet politikë. Kuvendi prej muajsh nuk arrin të konstituohet, ndërsa vendi po bëhet gazi i botës. Dhe përgjegjësi ka emër e mbiemër.
Albin Kurti sillet si njeri që e ka monopolin e të vërtetës. Nuk di të bëjë kompromis, nuk di të negociojë, e lë vendin të ngecur vetëm që të mbajë flamurin e kokëfortësisë. Kandidatët e tij për kryeparlamentar bien njëri pas tjetrit, por ai vazhdon në të njëjtën rrugë, duke menduar më shumë për imazhin e tij sesa për Kosovën.
Kur flitet për shtetin, për Kosovën ai duhet të gjejë shtegun e kompromisit të madh.
Presidentja Osmani flet për “urgjencë shtetërore”, SHBA dhe BE paralajmërojnë humbjen e fondeve dhe integrimeve, por askush nuk lëviz. Sepse kryeministri Kurti ka vendosur që karrigia është më e rëndësishme se shteti.
Nëse më 18 shtator Kosova mbetet pa Kuvend dhe pa qeveri, atëherë fajtorët nuk do të jenë as gjykatat, as ndërkombëtarët. Fajtorët janë këta politikanë që sot mbajnë peng gjithë Kosovën.
Kosova nuk është peng i rrethanave – është peng i Kurtit. Dhe historia do ta mbajë mend jo si shtetndërtues, por si shkatërrues të institucioneve.
KOHA JONË SONDAZH

