Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 08:45 Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri? Botuar në radion gjermane DW- Karburant, ushqime të shtrenjta, qira të larta: Në Evropë po rritet kundërshtimi ndaj kostove gjithnjë e më të larta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryeministri Albin Kurti nuk mund ta trajtojë Shqipërinë si fushëbetejë të politikës së tij

Kryeministri Albin Kurti nuk mund ta trajtojë Shqipërinë si fushëbetejë të politikës së tij

Kryesore
E shtunë, 4 Korrik 2026 18:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot është protesta e madhe e quajtur kombëtare përballë kryeministrisë. Në orën 19.00 pritet te fillojë marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë. Që paradite kishte “paradë force” në Bulevardin kryesor të Tiranës, makina me flamuj kombëtar dhe me bori parakalonin para kryeministrisë.

Ndërkohë mësohet se mijëra vetë janë nisur që paradite nga Kosova dhe Tetova, një qytet në Maqedoni ku Albin Kurti ka popullaritet.

Mund t'ju interesojë

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Para 6 minutash
Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Para 8 orësh
Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paq...

Para 11 orësh

Radhët kilometrike në Morinë nuk janë vetëm pasojë e kontrolleve të shtuara kufitare. Ato janë pasqyra e një krize politike që po reflektohet edhe në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare. Për vite me radhë, Morina u shndërrua në simbolin e bashkimit kombëtar dhe të lëvizjes së lirë. Sot, për herë të parë pas shumë kohësh, ai kufi u kthye në një pikë tensioni politik. Marrëveshja për lehtësimin e kalimit në Morinë u krijua pikërisht për të shmangur kontrollet rutinë dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Në qendër të këtij tensioni qëndron një pyetje: a po përpiqet Albin Kurti ta shtrijë përplasjen e tij politike me Edi Ramën përtej kufirit të Kosovës?

Prej disa vitesh është e qartë se marrëdhënia mes dy kryeministrave nuk është më një debat institucional. Ajo është shndërruar në një rivalitet politik e personal. Por ka një kufi që nuk duhet kaluar: kufiri i ndërhyrjes në jetën politike të shtetit tjetër.

Një kryeministër nuk zgjidhet për të bërë opozitën në një vend tjetër. Ai zgjidhet për të qeverisur vendin e vet. Albin Kurti ka mandat nga qytetarët e Kosovës, jo nga qytetarët e Shqipërisë. Detyra e tij është të merret me ekonominë, integrimin euroatlantik, dialogun me Serbinë dhe problemet sociale të Kosovës, por kurrsesi jo të ndikojë në zhvillimet politike në Tiranë.

Është paradoksale që Albin Kurti ka qenë ndër politikanët që ka kërkuar vazhdimisht respektimin e sovranitetit të Kosovës dhe ka kundërshtuar çdo ndërhyrje të jashtme në vendimmarrjen e Prishtinës. Nëse një politikan kërkon respekt për sovranitetin e vendit të tij, ai duhet të respektojë me të njëjtin standard edhe sovranitetin e Shqipërisë. Standardet nuk mund të jenë të dyfishta.

Politika shqiptare duhet të vendoset nga qytetarët e Shqipërisë. Qeveritë në Tiranë ndryshohen me votën e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, jo përmes përplasjes së liderëve apo perceptimit të ndikimeve të ardhura nga jashtë. Ky është një parim demokratik që nuk duhet relativizuar.

Më shqetësuesja është se konflikti mes Ramës dhe Kurtit po rrezikon të dëmtojë vetë marrëdhënien strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dy shtetet shqiptare nuk kanë luksin të konsumojnë energjitë e tyre në rivalitete personale. Përballë sfidave rajonale, interesi kombëtar kërkon koordinim, jo përçarje.

Nëse një kryeministër e sheh tjetrin si kundërshtar politik, kjo është zgjedhja e tij. Por kur kjo klimë tensioni fillon të reflektohet në administrimin e kufirit më simbolik të shqiptarëve, problemi nuk është më personal; ai bëhet shtetëror.

Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të sillen si dy vende rivale. Aq më pak, njëri kryeministër nuk duhet të krijojë përshtypjen se dëshiron të ndikojë në rrjedhën politike të shtetit tjetër. Kjo nuk i shërben as Kosovës, as Shqipërisë dhe as çështjes kombëtare.

Liderët kalojnë, qeveritë ndryshojnë, por marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të mbetet mbi interesat personale dhe mbi rivalitetet politike. Kushdo që e vendos konfliktin e vet politik mbi këtë interes të përbashkët, gabon. Dhe nëse Albin Kurti po e ndjek këtë rrugë, atëherë kritika ndaj tij është jo vetëm legjitime, por edhe e domosdoshme.

Albin Kurti, fondacioni Soros, Greqia dhe një shtet i BE po punojnë për ta rrëzuar me çdo kusht Edi Ramën. Protesta në Bulevardin kryesor të Tiranës duhet inkurajuar e mbështetur për ndërrimin e klasës politike, por ajo duhet bërë me votë e jo me anë të rrugës.

Protesta ka vrarë heshtjen, apatinë dhe indiferentizmin shoqeror. Por nëse duan të kenë sukses duhet ti drejtohen politikës si forcë dhe të shkojë në zgjedhje që të jetë në parlament me votë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?
AKTUALITET Para 6 minutash

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 8 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 11 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 8 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 11 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.