Kryeministri australian: Nuk lejon më seks në administratë!
Në Australi ka ditë që nuk ndalon debati: A është apo jo shkelje ligjore dhe etike seksi në administratën shtetore.
Duartrokitjet e fuqishme, zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joice tashmë mund t’i harrojë, pasi u mor vesh lidhja romantike që ai kishte me një vartesën e tij.
Lidhja e tij dashurore me këshilltaren për mediet, Vikki Campion, ka zënë faqet e para të medieve australiane dhe të gjithë dënojnë veprimin e zyrtarit të lartë. Vet kryeministri Malcolm Turnbull tha se do të ndalojë seksin mes ministrave dhe stafit të tyre, pikërisht pasi u mor vesh se çfarë bënte zëvendësi i tij shkruan tch.
Turnbull e dënoi mjaft ashpër zëvendësin e tij për gabimin e rëndë në gjykim dhe tha se atij i është dhënë leje, ndërsa vlerësohet nëse shkeli standardet ministrore.
Nuk ka një rregull të shkruar që të thotë se ministrat dhe anëtarët e stafit nuk mund të bëjnë seks, por sipas kryeministrit Turnbull, kjo është logjike, sepse ministrat janë përgjegjës që vendi i punës të jetë një ambient me respekt. Zëvendëskryeministri Joyce është i ndarë nga gruaja e tij dhe kritikat për të vijnë në kuadrin e moralit në punë. Megjithëse ai kërkoi publikisht falje për gabimin e tij, Senati miratoi një mocion, duke i kërkuar dorëheqjen, por ligjërisht nuk ka fuqinë ta shkarkojë, pasi nuk ka ankesë nga vajza që bëri seks zv/kryeministri.
Po administrata shqiptare? Zëra ka, por fakte si ai i rastit të ish-kryebashkiakut të Dibrës nuk ka. Si rregull i pashkruar, në administratën shtetore nuk duhet të ketë raporte të tilla, ndonëse fjalë ka plot.