Kryeministri, bandës së Rilindjes: Dua 800 mijë vota! Vidhni apo bëni ç’të doni, unë i dua kaq vota!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje takimin e dytë me strukturat e PS-së për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2021. Pas deputetëve të selisë rozë, dje ishte radha e kryebashkiakëve socialistë për të marrë direktivat politike nga udhëheqja. Vendi i zgjedhur ishte sërish Labinoti i Elbasanit, një vend që mesa duket socialistët e lidhin me Konferencën e Labinotit të vitit 1943, kur Partia Komuniste shtroi rrugën për marrjen e pushtetit dhe spastroi kundërshtarët politikë. Këtë herë PS-ja nuk diskuton si të marrë pushtetin, pasi ka tetë vite që e shijon atë, por si ta mbajë me çdo kusht,me çdo lloji manipulimi apo pazari. Në mbledhjen e zhvilluar me rreth 60 kryebashkiakë të PS-së që drejtojnë gjithë vendin, kryeministri nuk pranoi të hynte media për ta pasqyruar se çfarë thuhej. Takimi u mbajt në gjysëm “ilegalitet”, sepse porositë që u dhanë nuk duhet të merren vesh nga qytetarët, pasi u fol se si të përlahen votat e jo si të fitohen. Mësohet që Edi Rama përsëriti disa herë gjatë takimit, me tone të forta dhe në mënyrë ultimative, se kryebashkiakët duhet të sigurojnë 800 mijë vota për PS-në në zgjedhje.
800 mijë, as më shumë dhe as më pak, kaq i duhen Edi Ramës për të dalë forcë e parë dhe për të mbajtur mandatin e tretë qeverisës me çdo kusht, sipas atij. Natyrisht duke përdorur, sipas Rilindjes, variantin e vjedhjeve në Dibër dhe Durrës, që u bënë publike nga gazeta gjermane BILD.
Kryeministri u ka vendosur objektivin dhe ka kërcënuar kryebashkiakët se nuk i intereson mënyra sesi duhet arritur ky rezultat, por vetëm shifra. Gjë që do të thotë se socialistët duhet të bëjnë çdo gjë që të plotësojnë kërkesën e shefit, edhe duke shkelur ligjin.
Pas 8 vitesh në pushtet PS-ja nuk ka asnjë bilanc reformash, por vetëm akuza për korrupsion dhe keqqeverisje. Ekonomia është në pikatë dhe borxhi publik është i njëjtë më shtet e falimentuara. Në çdo vend, pasi një mazhorancë ka kapur fundin e keqqeverisjes, në zgjedhje nuk i rriten votat, por rrudhet dhe humbet dhe mbështetësit e saj më të flaktë. Edi Rama pretendon të kundërtën. Jo vetëm që nuk mendon se njerëzit nuk e duan më PS dhe qeverinë e tij, po beson se votat do të rriten duke e nxjerrë edhe forcë të parë politike! Ka vetëm një mënyrë sesi votat e PS mund të rriten dhe ajo është që zgjedhjet të vidhen dhe manipulohen masivisht siç bëri në vitin 2017. Kërkesa që Edi Rama ka bërë për kryebashkiakët, në situatën ku ndodhet vendi dhe me akuzat për manipulimin e zgjedhjeve që rëndojnë mbi PS, nuk është objektiv politik. Më shumë se kaq, tavani 800 mijë vota ngjan si skenar mafioz për vjedhjen e votave. Kryebashkiakët, deputetët dhe kushdo tjetër që është pjesë e rilindjes, nga dje ka marrë sinjalin se në këtë fushatë do të lejohet çdo gjë dhe do të përdoret çdo mjet jo ligjor, vetëm në funksion të 800 mijë votave që i duhen Edi Ramës.

Llogaritë që bëjnë PS publikisht janë të thjeshta. Ata thonë se në vitin 2017, kur garuan më vete, morën 764 mijë vota i si forcë e parë. Ndërsa në zgjedhjet vendore një partiake të vitit 2019 gjithësejt 766 vota. Në letër objektivi duket i thjeshtë, PS-së i duhen vetëm 34 mijë vota dhe merr mandatin e tretë. Në vitin 2017, në Durrës, Dibër, Lezhë, Elbasan etj u faktua se votat e vodhën me bandat kriminale. Përgjimet tregojnë se në çdo qark mesatarisht PS ka marrë një deputet më shumë me votat e vjedhura, gjë që do të thotë se trupa votuese e PS nuk është 700 mijë, por rreth 500 mijë. Zgjedhjet moniste vendore nuk mund të merren për statistikë. Sepse vërtetë socialistët u thirrën në votime, por pjesa më e madhe e tyre dhe e administratës u detyruan të votojnë nën kërcënimin e humbjes së vendit të punës. Aq më tepër se u numëruan vetëm për afro dy javë dhe u shtuan sa edhe vetë numëruesit janë tmerruar nga vjedhja masive, që bëri Rilindja edhe në 30 qershor 2019.
Konkuronin të vetëm dhe prapë as 12 % e votuesve nuk shkuan. Dhe më pas mbushën kutitë.

Ndaj objektivi që ka vendosur Edi Rama për 800 mijë vota nuk është projekt elektoral, por skema për masakrën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2021. Në funksion të kësaj skeme janë gjithë lëvizjet që këto muaj janë bërë me atentatin ndaj kushtetutës, ndalimin e koalicioneve dhe Kodin Zgjedhor të masakruar sipas interesave të PS. Por një gjë duhet ta dijë saktë Edi Rama: Nuk ka Zot që e shpëton nga humbja e tmerrshme përballë opozitës së bashkuar.
PS, e kapur nga Rilindja, do të njohë rezultatin më të vogël të historisë 30 vjeçare të saj.
Ikja e Edi Ramës ështe e sigurtë. /M.Xhani/

SHKARKO APP