Kryeministri duhet të mendohet mirë nëse BE nuk hap negociatat

Edi Rama mund të luajë si të dojë deri me datë 18 tetor. Por me 19 tetor e pas, nëse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, ndërkohë Maqedonisë së Veriut do t’i japin një “PO” të fortë e pa kushte, atëhere ai ka një zgjidhje: Dorëheqjen e mënjëhershme.

Gjermania ka vendosur 9 kushte, që duket se do jenë një “jo” e prerë me 18 tetor. Edhe Hollanda tha sot se nuk ka ndryshuar asgjë nga Tirana zyrtare me plotësimin e kushteve të vendosura nga BE. Edhe Franca po jep shenja jo fort të mira.

Të gjithë reagojnë dhe hezitojnë të thonë “po” për shkak të keqqeverisjes shqiptare dhe krizës së fortë politike shkaktuar nga qeveria Rama.

Ndaj një zgjidhje mbetet ikja me një dorëheqje të butë se sa me fillimin e protestave të opozitës, të cilët këtë radhë nuk ka asnjë dekret që i ndalon më!

SHKARKO APP