Kryeministri emëron zv/kryeministrin si kryetar delegacioni. Shkarkohet Presidenti Thaçi

Hashim Thaçi, një ditë para miratimit të Rezolutës kundër tij në Kuvendin e Kosovës, ka bërë lëvizjen e fundit. Kryetari i NISMA për Kosovën, sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express, do të jetë Kryetar i Delegacionit Qeveritar në këto bisedime.

Në një farë mënyre kjo quhet si heqje e Hashim Thaçit si shef i bisedimeve.

Vendimi është nënshkruar sot nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj. Ndërkohë data e përpilimit të vendimit është 20 shkurt të këtij viti. Datë kjo në të cilën liderët kosovarë kanë marrë vendim që të hyjnë në fazën e fundit të bisedimeve në Bruksel. Ndërkohë që dokumenti është përditësuar me emrat e personave të cilët do të marrin pjesë në ekipin e udhëhequr nga Thaçi.

Gazeta Express ka siguruar vendimin e Qeverisë ku përshkruhen emrat të cilët do ta përbëjnë ekipin negociator në Bruksel, ndonëse i njejti ende nuk e ka marrë vulën e të parit të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Por, sipas vendimit Fatmir Limaj emërohet kryesues, Enver Hoxhaj-zv’kryesues. Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëtarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi. Por, jo vetëm.

Kësaj liste, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. E përveq tyre, në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan Gazeta Express.

Ky vendim sipas burimeve të Express pritet që të zyrtarizohet në mbledhjen e Qeverisë.

I njejti u është dërguar zëvendësministrave, sekretarit të ZKM’së si dhe Arkivit të Qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit obligohet që vendimin t’ia dërgoj Kuvendit për Aprovim.

SHKARKO APP