Kryeministri fal tatim fitimin e biznesit të vogël, afro 2.8 milionë euro, aqsa fiton një deputet biznesmen rilindas (tullac)

Në vazhdën e propogandës së qeverisë, Edi Rama po luan çdo fije dhe makinacion që të dali sikur po bën namin duke paguar pagat e biznesit të vogël, por tani gjoja po iu fal edhe tatimin fitimin.
Pra kryeministri Rama njofton se do të fali tatim fitimin e biznesit të vogël për vitin 2020. Por në fakt kjo është e papërfillshme. Po të shikojmë vitin 2019, të ardhurat nga biznesi i vogël përbëjnë me pak se 0.1% e të ardhurave gjithsejt. Dmth nga 460.4 miliard të ardhura vetëm 0.35 miliard realizohen nga biznesi i vogël (355 milion lekë ose 2.8 milion euro).
Kjo shumë është diku të 2.8 milionë euro, aqsa me humor tregonin sot se kaq fiton në vit një deputet biznesmen rilindas (tullac).

Dihet tashmë moria e biznesmenëve nga radhët e deputetëve të PS-së që marrin tenderime, sikurse opozita ka sulmuar kryeministrin se ka dhënë pothuaj krejt buxhetin e shtetit për oligarkët.
Në pikun e pandemisë së koronavirusit janë sulur të gjithë zyrtarët e qeverisë duke bërë tenderime “sekrete” apo siç ndodhi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit i cili në kulmin e pandemisë nxori për tenderim mbi 7 milionë euro për rregullimin e qendrës së Burrelit dhe Kamzës!
Urdia e vjedhësve shtetrorë është makabër në këto ditë pandemie, aqsa tregon pangopsinë e tyre edhe kur mortja është ulur këmbëkryq në vend.
Loja për të thënë se po bëjmë për biznesin e vogël duke iu falur tatim fitimin mbetet një përversitet rilindas, ndërkohë që mijëra janë papunë, qindra biznese po falimentojnë, e nga ana tjetër tenderimet nuk pushojnë zyrave të shtetit.

SHKARKO APP