Kryeministri, foto vetes dhe shkruan: Pse po na ikin orët pa folur?

Pas 10 ditësh protestave në të ftohtin e dhjetorit Kryeministri Edi Rama ende nuk ka pranuar firmosjen e kërkesave të studentëve. Parimisht thotë se është dakord, por kërkon që të flasë me studentët.

Në çdo orë të ditës dhe natës poston reagime, qëndrime, përgënjeshtrime dhe ftesta për të rinjtë që t’i vijnë në takim.

Për të çuar mesazhet nuk ka zgjedhur deklaratat zyrtare, siç komunikon çdo qeveri përballë një krize, por vijon të merret me rrjetet sociale. Madje dhe këto të fundit i zgjedh sipas pëlqyeshmërisë së të rinjve. Me që studentët dhe brezi i sotëm i të rinjve janë më të dhënë pas Instagramit sesa Twitter-it dhe Facebook-ut, mesazhet kryesore, Rama i poston në këtë rrjet social.

E tillë është dhe fotoja e fundit ku thotë: “Pse po na ikin orët pa folur?”. Kryeministri ka zgjedhur një foto selfie, ku duket i mërzitur dhe gjasme i penduar dhe kërkon përgjigje nga studentët.

Më shumë se apel, ngjan si një nga ato shakatë studentore mes të rinjve apo si një djalosh i shqetësuar nga refuzimi i radhës. A është kjo mënyra e duhur sesi duhet të komunikojë një kryeministër?  Përgjigjen deri tani ja kanë dhënë studentët të cilët po tregohen më të vendosur dhe më të zgjuar në reagimet e tyre se gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë.

Studentët thonë: “Plotëso kërkesat. Nuk kemi çfarë flasim”.

SHKARKO APP