Kryeministri frikësohet nga 13 shtatori. Basha-Kryemadhi: Çdo ditë do jetë si 13-ta!
Opozita paralajmëroi se me datë 13 shtator, ditën kur mazhoranca do të rrëzonte dekretin për teatrin, duke e miratuar në mënyrë automatike, do mblidhte popullin rreth parlamentit. Por duket se kjo do të sillte futjen e turmave popullore në sallën e Kuvendit, si pasojë e përplasjeve në sallën e Kuvendit, dhe nga konfrontimi me policinë. Turmat ishin gati për përballje me qeverinë me 13 shtator.
Ndërkohë mazhoranca ka dhënë sot sinjale kontradiktore lidhur me ligjin për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar. Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme, e thirrur nga kryeparlamentari, Gramoz Ruçi deputeti i PS, Eduart Shalsi, njëherësh edhe kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka propozuar që të shtyhet shqyrtimi i ligjit për teatrin, pra votimi të mos përcaktohet më 13 shtator, siç është parashikohet, por në një datë tjetër, ende të papërcaktuar.
Ndërkohë që në sheshin para teatrit vazhdojnë protestat dhe kur opozita e ka cilësuar çështjen si një vijë të kuqe që mund të shpjerë drejt përplasjes civile kjo kërkesë për ta shtyrë nga kalendari shqyrtimin e dekretit të presidentit mund të shihet edhe si një tërheqje.
Megjithëse nga qëndrimet e Ramës dhe Veliajt që janë përbetuar ta shembin këtë vjeshtë godinën, propozimi i Shalsit mund të interpreteohet edhe thjeshtë si një lëvizje taktike sa për të ulur momentalisht gjakrat.
Por opozita nuk tërhiqet. Në çdo datë tjetër Basha dhe Kryemadhi, deklaruan për “Koha Jone”, pas kësaj tërheqje momentale të kryeministrit, ne si opozitë do rrethojmë parlamentin me popull dhe të mos lejojmë ligjin për shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Çdo ditë për të mos lejuar shëmbjen e Godinës së Teatrit e kemi 13-të, thanë ata. Dihet se plani opozitar ishte për të bërë thirrje popullit të rrethojë parlamentin. Kur i bëhet thirrje popullit për të rrethuar me forcë Kuvendin, nga eksperienca tregohet se kanë ndodhur gjëra jo të mira.
Ndaj kryeministri duhet ti thërrasë arësyes, sepse kjo gjë do të shënojë përplasje epokale në Kuvend, ku turmat nuk dihet kë marrin para…