Kryeministri humbet durimin, kërcënon studentët me arrestime
Çdo ditë që kalon po rrit tensionet mes studentëve dhe kryeministrit. Universitetet janë bojkotuar dhe asgjë nuk po përparon, pasi studentët nuk e besojnë qeverinë me disa akte të pjesshme, por i duan me ligj. Bile kryesorja, sipas studentëve, mbetet rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë. Kryeministri e quan rrëzimin e këtij ligji si rrëzim përfundimtar të qeverisë, pasi ai personalisht e quajti si një ligj historik.
Kryeministri vazhdon të deklarojë se janë plotësuar kërkesat dhe se është opozita e cila po e keqpërdor protestën e tyre. Edhe ditën e mërkurë datë 09/01/2019 universitetet janë bojkotim. Por kryeministri e ka humbur durimin, me sa duket, ndaj ka urdhëruar policinë e shtetit të bëjë deklaratën e mëposhtëme, pasi në asnjë rrethanë tjetër nuk do të guxonte të publikonte një deklaratë e tillë për studentët.
Paralajmërimi për studentët protestues apo ata që mbyllin dyert e fakultetëve, është se do penalizohen, që do të thotë arrestime.
Deklarata e Policisë së Shtetit:
Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.
Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.
Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale