Kryeministri hungarez Viktor Orban përkrah ish-presidentit Trump: Bota po të pret ty!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump rikthehet fuqishëm. Krahu ultrakonservator i republikanëve në SHBA demonstroi vullnet për fitore në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik, CPAC në Teksas. Fjalimet nga bota konservatore e djathtë përmbanin tone luftarake.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ishte krah Trump.

Nuk ka çudi që në fillim të konferencës mbajti një fjalim kryeministri hungarez, Victor Orban. Vetëm para pak ditësh ai u takua me Donald Trump, që e përcaktoi atë si një mik, që si pakkush tjetër e di se ç’ndodh në botë. Fjalimi i tij u shoqërua me duartrokitje, kur ai përmendi refugjatët ilegalë. Edhe për angazhimin e tij që një familje të mbetet si bashkim i një burri me gruan, Orban mori ovacione të gjata. Konservatorët në SHBA dhe në Hungari duhet të bashkohen, se shohin kulturën e krishterë dhe hebreje në rrezik në luftë kundër së majtës radikale, sipas Orban. Duartrokitje të tjera edhe pas kësaj pike.

Ai iu drejtua Trump se Bota po të pret ty!

Bashkimi i ultra të djathtëve ka qenë një ide që e shoqëron prej kohësh kreun organizator të konferencës, Matt Schlapp. CPAC ai e ka organizuar edhe në Hungari e Brazil. Vitin e ardhshëm ai e planifikon një konferencë të tillë në Izrael. Schlapp është gati të shkojë në të gjitha vendet që e ftojnë. “Dhe po, natyrisht edhe në Gjermani.” Kurse Orban thotë, se perëndimi është në luftë me veten, të gjithë përkrahësit e globalizimit të shkojnë në djall dhe duhet të fillojë lufta për të rimarrë institucionet në Bruksel e Uashington. Me tone të tilla luftarake shprehen edhe republikanë konservatorë të njohur si Ted Cruz apo Marjorie Taylor Green. Nuk bëhet më fjalë për argumentin më të mirë, por për luftë. Luftë dhe fitore.

Në fund u shfaq edhe Donald Trump. Ata që prisnin, që Trump të bëjë të ditur në Teksas kandidaturën pritën të deklaronte kandidimin. Ai vetëm tha se, “ndoshta duhet ta bëjë edhe njëherë”. Fansat e tij e brohorasin megjithatë -për pretendimin se atij iu vodh fitorja në zgjedhje, për fyerjet ndaj presidentit aktual, për retorikën fshikulluese. “Ju nuk do të ndalni asnjëherë të luftoni. As unë nuk do të ndalem”- përfundoi Trump.

Ish-presidenti amerikan ka premtuar se nëse do të kandidojë prapë ai do të mbyllë luftën në Ukrainë.

SHKARKO APP