Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov: Janë 3 shtete kundër Shqipërisë
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, gjatë një konference të përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama, tha se ka “2-3 vende në BE që janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë”. Për Borissov, Shqipëria e ka mbështetjen e Bullgarisë për votimin e fund-qershorit nga BE.
“Kemi akoma dy-tre shtete që akoma janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica e vendeve evropiane mendojnë se edhe pse me kusht, Shqipërisë duhet ti jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Po bëjnë përpjekje të mëdha ti bindim vendet që janë kundër në këtë drejtim, deri në fund të qershorit”, tha Borissov.
Me sa duket përveç lojës politike dhe sherreve në BE, mbetet edhe mosrealizimi i kushteve prej qeverisë shqiptare. Dhe më kryesorja, sipas opozitës shqiptare, që nëse nuk hapen negociatat janë lidhjet e krimit me qeverinë e drejtuar nga kryeministri Rama.
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, foli edhe për Rajonin e Ballkanit.
“Duan që marrëdhëniet tona të bëhen të mrekullueshme kur kemi korridorin nr 8, Azi-Sofie-Shkup-Tirana-Itali, do duket fare ndryshe rajoni ynë dhe sot kur folëm sot me Kryeministrin e Kosovës Haradinaj, deri në fund të vitit rruga Prishtinë-Shkup do jetë gati, kështu që shpresojmë që në të ardhmen e afërt Rajoni të fitojnë një infrastrukturë moderne. Do të punojmë për infrastrukturën dixhitale. Me padurim presim 26 qershorin, konferencën që do të japë shtytje të madhe në këtë proces dhe start të proceseve reale në këtë fushë. Kapthet është shumë vështirë. Kemi zgjedhur temën më të vështirë. Nuk e them unë, e thotë një prej politikanëve më të suksesshme kancelaria gjermane Angela Merkel. Thotë Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet se në Ballkan po qe se 1 nga fqinjët është keq, të gjithë fqinjët bëhen keq. Sa më mirë Rajoni të jetë aq më të mëdha janë perspektivat për investime, paqe e prosperitet”.
Në fund të muajit qershor do të jepet vendimi final nga krerët e shteteve të BE për dhënien ose jo të statusit kandidat për në BE të Shqipërisë.