Kryeministri i gaz-lotsjellësit, si Asadi
Në Tiranë populli është mbledhur në një nga protestat më të mëdha të 28 viteve të fundit. Protesta ka mbi 100 mijë veta dhe ka nisur me tension pasi policia, kastile e me dinakëri, lejoi të hapte kordonin e saj dhe një pjesë e turmës u fut te hyrja kryesore e kryeministrisë. Nga lart godinës së kryeministrisë, Garda e Republikës dhe forca speciale hidhin gaz lotsjellës mbi turmën, e cila filloi të egërsohej nga hedhja e gazit.
Në çdo tentativë për ta rrethuar kryeministrinë nga të gjitha anët, hidhej gaz lotsjellës, aqsa shumë herë u hodh edhe mbi turmën që protestonte paqësisht, ku u panë edhe Lulzim Basha, Sali Berisha e Monika Kryemadhi që kishin lot nga gazi si dhe mbulonin me shami për të mos u dëmtuar.
Turma vazhdon dhe nuk tërhiqet e ndërkohë “Zëri Amerikës” dhe Euronews transmetojnë live protestën, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Po kështu në lidhje me përplasjet e dhunshme ka reaguar nga Gjermania, ku ndodhet në Mynih në Konferencën për Sigurinë, Presidenti Meta. Më pas kanë reaguar edhe ambasada e BE dhe ambasada amerikane.
Sali Berisha u shpreh se Rama të jap dorëheqjen dhe ti hap udhë zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri të gjithëpranuar si dhe kjo qeveri e re të integrojë vendin në BE. Ai paralajmëroi se me 20 shkurt, datë e cila përkon me tërheqjen e bustit të dikatorit komunist, edhe Edi Rama do të tërhiqet zvarrë. Një paralajmërim i fortë.
Por Garda hedh prapë gaz lotsjellës sa herë afrohen turmat.
Gaz, gaz dhe vetëm gazlotësjellës mbi njerëzit!
Sa shumë gaz lotsjellës paska blerë qeveria! Dhe e ka vendosur mbi taracën e kryeministrisë. Tamam si Asadi në Siri