Kryeministri: Kush nuk punon tokën do ketë taksa më të larta

Nëse shikon tokat bujqësore janë në shumicë pa punuar apo prodhime bujqëre a blegtorale. Ndaj shefi i qeverisë tha sot se do të vendosen taksa më të larta për ata që nuk e punojnë tokën e tyre.

Edi Rama gjatë një takimi fermerët në Fier është shprehur se ka angazhuar deputetët që të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë normë ligjore për ata që s’punojnë tokën, por e lënë djerrë.

“Sa shumë pika grumbullimi e përpunimi, të cilat janë të pamjaftueshme për ta çuar në 1 miliard brenda kësaj dekade eksportin bujqësor. Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkarisht. Nuk ndodh që farën ta hedhësh, të kthehesh dhe të vjelësh produktin”, u shpreh Rama.

Me tej shefi i qeverisë insistoi se është e papranueshme që mbajnë tokat djerrë apo vend grumbullimi plehrash.

 

SHKARKO APP