Kryeministri në podcastin e së dielës: Do dëmshpërblejmë deri në qindarkë çdo dëm (video)

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku së pari foli në lidhje me situatën e rëndë ku vendi ynë është prej ditësh tashmë me përmbytjet.

“Nuk ka prekur vetëm vendin tonë, të paktën jo për arsyet që ziejnë tenxheret mediatike por një hartë të gjerë, deri në Stamboll ku kishte pamje apokaliptike.

Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një valë të ngrohtë nga Mesdheu që ka sjellë këtë situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra të nxehta, por edhe stinë të pa qendrueshme dhe mot këmbëngulës. Më shumë zjarre dhe përmbytje, është tashmë një kuadrat i ri i klimës ku jetojmë, por jam krenar që në çdo situatë emergjence jemi më të përgatitur falë investimeve të bëra”, tha kryeministri. Me tej kryeministri se në çdo situatë ne jemi të përgatitur ta përballojmë se kemi ekip të stërvitur dhe mjete bashkëkohore.

Ai theksoi se do të dëmshpërblehen familjet deri në qindarkë çdo dëm si dhe do të riparohen apo rregullohen dëmet në infrastrukturën e vendit e krijuar nga reshjet e tërbuara.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?