Kryeministri Rama në Vlorë për respekt të nënës, Aneta Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë në ceremoninë e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlorë. Ky aktivitet mbetej i veçantë për kryeministrin, pasi nëna e tij Aneta Rama u nderua nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim.

Nëna ime e kishte të pamundur të vinte, pasi prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë me një sëmundje shumë të vështirë, prandaj nga ana e saj më takon mua të falënderoj këdo që pati mirësinë të kujtohet për figurën dhe kontributin e saj në këtë fushë, si një ndër gratë e para që shkulën dhëmbët e burrave”,- tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat edhe për të pranishmit teksa foli për përvojën e parë të shkuljes së dhëmbëve nga dentistja Aneta Rama.

Për tej shakasë që është gjysma e së vërtetës, duke qenë dhe unë si i nderuari Hasan Halili, që sapo mora vesh që ka kaluar nga dara e Anetës, një ndër pacientët e saj kur isha ende i vogël dhe nuk e zgjidhja dot vet dentistin e kam kaluar atë procesin e shkuljes së dhëmbëve, deri kur vendosa që të ndërroj dentist. Më vjen shumë mirë që këtu shikoj disa fytyra të njohura si mikesha dhe kolegë të nënës sime, e cila me siguri do të ndjehet shumë mirë kur të marrë vesh për gjithë këtë prani”,- tha Kryeministri Edi Rama.

VIDEO/CEREMONIA E DHENIES SË CMIMIT PËR ANETA RAMËN

https://www.facebook.com/kohajone/videos/810677289121810/

Po sot, përmes një statusi në Facebook, Edi Rama ka treguar edhe njëherë lidhjen e fortë që ka me Anetën, teksa ka njoftuar që ajo po kalon një periudhë jo shumë të mirë shëndetësore. Kryeministri tregoi emocionet që ka përjetuar sot kur tërhoqi çmimin e akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës? Love you mom❤, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155734315386523

Fotoarkiv

SHKARKO APP