Kryeministri përgjigjet për masakrën e Selenicës

Edi Rama ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shpjeguar mos reagimin për masakrën e Selenicës. Mendimin e tij për tmerrin e ngjarjes me 8 të vrarë, Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari rrjetin social Facebook.

Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.

“Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”, i përgjigjet Rama komentuesit.

Por komentuesit e “masakrojnë” pas kësaj përgjigje. Shumë prej komentëve online fshihen sapo shfaqen.

 

 

SHKARKO APP