Edi Rama poston në Facebook një superfoto ditën e protestës antiplehra
Edi Rama nuk ndalon së sfiduari. Edhe ditën e sotme të protestës së shoqërisë civile mbeshtetur edhe nga PD, kryeministri ka futur ne profilin e tij në Facebook një foto, që e pakta mund të quhet artistike.
Ja edhe disa foto të tjera por që nuk kanë vlerën e artit të fotos së mësipërme. Dje në bashkëbisedim me fermerët e Bashkisë së Roskovecit për reformat dhe punën ende të madhe që duhet bërë në rrugën e Rilindjes për Fshatin. E gjetëm bujqësinë në kufijtë e mbijetesës -tha Rama-, duke filluar nga etja e mijëra e mijëra hektarëve tokë për ujë, në mes të Europës, në shekullin e 21-të. E trashëguam në 2013 Shqipërinë me vetëm 130 mijë hektarë që ujiteshin dhe verën e 2017, Shqipëria do ketë 225 mijë hektarë që ujiten!-përfundoi kryeministri Rama.