Kryeministri Edi Rama: Athina dikur bënte ligjin në Shqipëri. Tani jo më!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154203106486523/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154202967011523/

Ka reaguar përsëri Kryeministri Rama në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë. Në “Samitin e Diasporës” kryeministri Rama u pyet edhe për raportet me Athinën. Ai tha se marrëdhëniet me Athinën janë të një rëndësie strategjike, por thotë se qeveria e tij është e vendosur dhe nuk tërhiqet pa gjetur zgjidhje për problemet dhe çështjet e mbetura të hapura pa zgjidhje mes Athinës dhe Tiranës ndër vite.

“Marrëdhëniet me Greqinë janë të një rëndësie të madhe strategjike, jo më kot ka qenë dhe mbetet një linjë e palëvizshme e politikës sonë të jashtme, partneritet strategjik me Greqinë, por nga ana tjetër është po aq e vërtetë që këto marrëdhënie sot kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër duke kapërcyer disa nga çështjet e mbetura. Kemi ngritur një grup të posaçëm dhe kemi ofruar gatishmëri të plotë që bashkë me palën greke të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë hapur me shpirt konstruktiv dhe duke parë nga e ardhmja, duke u bazuar në standardet dhe parimet evropiane këto çështje.

Ka filluar një punë e përbashkët, aspak e lehtë për hir të së vërtetës. Por jemi shpresëplotë që sidoqoftë do mund t’i kapërcejmë këto pengesa që nuk janë në të mirën e kësaj marrëdhënie fqinjësore dhe strategjike që kemi me Greqinë. Nga ana tjetër e kemi bërë të qartë që s’kemi ndërmend të heshtim, të bëjmë sikur s’kuptojmë dhe aq më pak ti nënshtrohemi fakteve të kryera. Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan pak keq që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar të heshtur që bënin sikur s’kuptonin kur fjala ka qenë për çështje që s’mund të anashkalohen dhe s’bëjmë dot sikur s’ekzistojnë” – tha Rama.

Edi Rama ka qenë i prerë sa herë Athina zyrtare ka dashur të diktojë kushte, si ndër vitet e para,kundrejt palës shqiptare. Në të vertetë mbetet qëndrim dinjitoz ky i Edi Ramës, pasi jemi shtet indipendent dhe qeveria duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar e jo atij grek. Fatkeqsisht ndër vitet politika shqiptare dridhej para Greqisë.

Me sa duket kohët  kanë ndryshuar që Tirana zyrtare të mos i dridhet qerpiku kur ka përballë palën greke.

 

SHKARKO APP