Kryeministri Rama deklaron se ka gjetur 1 miliardë euro

Kryeministri Rama nga Roma, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, deklaroi (video facebook) se Shqipëria do të marrë 1 miliard euro donacione nga komuniteti ndërkombëtar për pasojat e tërmetit të 26 nentorit 2019.

Ndërkohë kryeministri Rama do të udhëtojë në Berlin dhe Paris ku do të takohet, sipas zyrës së shtypit, me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron në prag të konferencës së donatorëve në muajin shkurt.

Burime, që nuk donin të prononcoheshin, treguan se shuma të mëdha eurosh do të vijnë dhe nga vendet arabe, ku Edi Rama ishte në Konferencën e Vendeve Islamike dhe foli si një besimtar i betuar mysliman.

Tani në Itali u lut si një katolik i stazhionuar në Mirditë, ndërsa javën tjetër do të takojë kryeministrin grek ku do të konvertohet si ortodoks.

Nëse kjo mbetet e vertetë, sipas kryeministrit për 1 miliardë euro, banorët do të strehohen si dhe ka mundësi që edhe zgjedhjet blihen! Me këtë rast as grupet kriminale të blerjes së votave nuk do të harxhojnë shumë euro për të blerë vota për Rilindjen.

SHKARKO APP