Edi Rama dhe FSHF, gjithçka, për të spostuar vëmendjen nga Protesta

Sot është lajmëruar protesta e shoqërisë civile në Tiranë kundër ligjit të plehrave. Dhe për ti bërë sfidë edhe në televizione protestës, Edi Rama ka caktuar sot në të njëjtën orë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Natyrisht që përveç protestës së shoqërisë civile në Bulevard mediat dhe sidomos televizonet që transmetojnë live janë fokusuar tek Asambleja e PS-së ku do të flasë kryeministri. Pra me finesë Edi Rama ka gjetur mënyrë për ta spostuar paksa vëmendjen e qytetarëve nga protesta. Ishte shoqëria civile e cila e kishte caktuar e para orën e protestës dhe mënjëherë ishte kryeministri Rama që e la kastile në orën e protestës edhe mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Por si të mos mjaftonte kjo lojë e Kryeministrit, u fut në lojë edhe Trajneri i kombëtares së futbollit Gianni De Biasi. Pse e themi këtë? Sepse edhe trajneri i kombëtares, i njohur për miqësitë me kryeministrin Rama, doli fiks në orën e protestës për të na thënë lojtarët që do luajnë në dy ndeshjet e javës. Natyrisht që dalja e trajnerit të kombëtares së futbollit është lajm, bile lajm kryesor. Prandaj kemi të drejtë të dyshojmë se dalja e trajnerit De Biasi ishte në sinkron me kryeministrin për ta spostuar nga vëmendja dhe lajmi kryesor i ditës, protestën e shoqerisë civile.

Nëse është kështu siç dyshimi ka bazë logjike, atëhere De Biasi bëri një gabim, qoftë edhe padashje se u përdor nga Kryeministri.

SHKARKO APP