Kryeministri Rama do shpall Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, si Presidenti Trump
Kryeministri Rama ndodhet, pa dashje, mes një vorbulle amerikane dhe europiane pas dekretit të Presidentit Trump për shpalljen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe spostimin e ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem.
“Është një vendim historik i Presidentit Trump, por me lejoni të nënvizoj që Jeruzalemi ka qenë kryeqytetit i kombit hebre për mbi 3000 vjet. Por gjithsesi është një vendim historik, sepse aleati ynë më i madh SHBA, vendosi që ta njoh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të zhvendos atje Ambasadën dhe i jemi shumë mirënjohës për këtë. Mendoje që kjo gjë do ndihmojë në zgjidhjen e situatës, sepse çdo zgjidhje paqësore, çdo marrëveshje që do të arrijmë me fqinjët tanë, Jeruzalemi do të mbetet kryeqytetit i shtetit të Izraelit”, tha Boaz Rodkin, ambasador i Izraelit në Tiranë.
Ka reaguar Palestima. “Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë qëndrim zyrtar të qeverisë, por shpresojmë që Shqipëria duke qenë se ka njohur pavarësinë të Shtetit të Palestinës në 1988, të mos pranojë një katastrofe të tillë kundër palestinezëve dhe më pas që mund të kthehet edhe kundër izraeliteve. Ne e kuptojmë që Qeveria Shqiptare ka marrëdhënie të mira me Qeverinë e Izraelit, por shpresojmë që Shqipëria të paktën të shkojë në linjën e BE-së, që është aleati më i madh i juaj dhe ku ju dëshironi të bëheni pjesë”, thotë ambasadori i Palestinës.
“Unë besoj që ky vendim i SHBA është një thirrje edhe për Shqipërinë, siç është dhe për të gjithë vendet e Europës, ku i thuhet që ambasada jonë është në kryeqytetin e këtij shtetit dhe besojmë që të gjitha ambasadat duhet të jenë në kryeqytetin e Izraelit”, thotë ambasadori i Izraelit në Tiranë.
Çështja është që Shqipëria nuk ka ende një qëndrim zyrtar. A do të rreshtohet me vendet europiane si Gjermania dhe Franca, apo do të ndjekë Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Burime të besueshme nga kryeministria thonë se Edi Rama do hyjë në histori, por se si akoma nuk dihet. I njëjti burim tregon se Edi Rama do të dalë në konferencë shtypi ku do të deklarojë se mbështet vendimin e Presidentit Trump për Jeruzalemin.
Një veprim i tillë i menduar mirë nga kryeministri Rama ka të bëjë se bëhet lajm botëror dhe tërheq simpatinë e Presidentit Trump, çka thuhet se mund ti sjellë në Tiranë dhe një ftesë për në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Rama ndodhet mes BE dhe SHBA dhe do të zgjedhë se ku e ka karrierën politike më të sigurtë. Kah Amerikës ai po vendos.