Kryeministri Rama falet para Presidentit turk dhe lutet te kryeministri rus

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e betimit të Presidentit turk Erdogan, i cili qëndron në pushtet që prej viti 2001. Bashkë me kryeministrin Rama ishte Damian Gjiknuri, ministri i Energjisë dhe Transportëve. Dihet publikisht miqësia dhe adhurimi që ka kryeministri Rama për Presidentin autoritar turk.

Protokolli i Presidencës turke e kishte ulur fare pranë kryeministrin Rama me homogolun rus Dimitri Medvedev, me të cilin Rama ka patur dhe një takim kokë me kokë. Nuk duken si rastësi karriket afër Rama-Medvedev, pasi duke ditur miqësinë e Erdogan me Edi Ramën, nuk besohet se protokolli shtetror nuk e ka njoftuar palën shqiptare për radhën në një ceremoni kaq zyrtare. Si rregull protokolli shikon edhe “mizën” afër e jo më kryeministrin e një shteti tjetër. Loja duket se është luajtur mjeshtërisht, pasi vetë Rama ka qenë i interesuar ta kishte ngjitur palën ruse. Sidomos tani që mori përgjigje negative nga BE për Statusin.

Burime nga stafi shqiptar tregojnë se kryeministri Rama është takuar me homologun e tij rus Dimitri Medvedev. Të dy kryeministrat kanë diskutuar në lidhje me raportet Shqipëri- Rusi. Nuk dihet se cila ka qenë tema e takimit, por dihet se këtë vjeshtë Edi Rama do  vizitojë Moskën ku do të takojë edhe Presidentin rus Vladimir Putin.

FOTO e postuar nga Rama

Kujtojmë se prej kohësh Edi Rama është në fokusin e shumë mediave shqiptare e të huaja, në lidhje me raportin e tij të ngrohtë me Turqinë dhe liderin autoritar Erdogan. Madje dhe njëri prej studiuesve të politikës së jashtme në SHBA (David Phillips) tha se Edi Rama duhet të zgjedhë, ose të qëndrojë me BE-në ose të shkojë kah Erdoganit. Por Kryeministri Rama duke shpirtërisht me mikun e tij Erdogan dhe me shikim të largët nga Moska.

Një pjestar i stafit të kryeministrit tha për KJ se derisa Presidenti i SHBA, Trump takohet dhe bisedon me Presidentin rus Putin, ç’të keqe ka që Rama të shkojë në Moskë?!

Në foto: Kryeministri Rama dhe kryeministri rus Medvedev në Turqi datë 9 korrik 2018
Në foto: Ministri Damian Gjiknuri bashkë me kryeministrin Rama te Erdogan.

SHKARKO APP