Kryeministri Rama: Godinën e rrënuar të Teatrit Kombëtar, do ta rrëzojmë!
Debati i madh dhe i kahershëm për mbajtjen apo rrëzimin e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar po njeh tension në rritje. Artistët Robert Ndrenika dhe Bujar Asqeriu, por edhe të tjerë, janë kundër prishjes së kësaj godine historike, pasi qeveria do ngrejë një kullë të madhe ndërtimi nga një biznesmen. E ku brenda kësaj kulle, ministria thotë se do jetë edhe teatri i ri kombëtar. Por artistët nuk pranojnë. Ndaj ka plasur edhe debati në publik. Njëri prej tyre e pyet kreun e qeverisë në facebook nëse i ka dëgjuar fjalët e tyre pas këtij vendimi nga Ministria e Kulturës. Por Rama thotë se debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është pa asnjë vlere e asnjë kuptim sot. Po ashtu Rama duket i vendosur në vendimet e qeverisë së tij duke u shprehur se ka bërë për teatrot në 4 vite aq sa nuk është bërë në 27 vite, ndërsa shton se do vazhdojnë të bëjnë për Teatrin Kombëtar, duan apo nuk duan ata që s’dinë çfarë duan, duke patur parasysh këtu aktorët.
Qytetari: “E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!”
Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzetë, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione te asnjë lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!
Më këtë përgjigje të kryeministrit Rama, me “popullin” facebook-ian, kuptohet se godina e teatrit kombëtar i ka ditët e numëruara. Nuk dihet se si do të jetë reagimi i artistëve, por priten fadromat të rrënojnë godinën historike të teatrit, nga ku dolën aktorë të shkëlqyer e ku u luajtën drama apo komedi të nivelit botëror.
Në të vertetë godina mund të ruhej si relike për histori dhe trashëgim për brezat, por vendimi tashmë duket i prerë i kreut të qeverisë.
Ditën e sotme, një përfaqësi e artistëve zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit, ku shprehu shqetësimet për situatën dhe kërkoi zgjedhjen e saj në rrugë ligjore. Në përfundim të takimit, artistët thanë që ishin në pritje të takimit me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Takimi i artistëve është planifikuar nesër në orën 16:00 në ambientet e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë, Drejtori i Teatrit, Hervin Çuli prej disa ditësh ua ka bllokuar hyrjen artistëve të revoltuar dhe nuk i lë të hyjnë brenda ambienteve.
Nga ana tjetër, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka deklaruar se është për dialog, por jo në ambientet ku kërkojnë artistët. Ajo i ka ftuar ata të shkojnë në Ministri për të paraqitur shqetësimet e tyre.
DEKLARATA E ARTISTËVE PAS TAKIMIT ME AVOKATIN E POPULLIT
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1714865731910015/
VIDEO/DEKLARATA E MIRELA KUMBAROS