Kryeministri: Plani C për reformën, direkt pas planit B, pra zgjedhje !

Kryeministri Edi Rama nga Varshava ka komentuar vizitën e ndihmëssekretares së Departamentit Amerikan të Shetit, Viktoria Nuland. Duke e konsideruar atë si zonjë të hekurt Rama shprehet se kjo tregon se çfarë rëndësie po i kushton SHBA reformës në drejtësi.

 “Ardhja e zonjës se hekurt nga Washingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar reformën në drejtësi, jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformë në drejtësi,” – u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, Kryeministri ka folur dhe për lëvizjet që mazhoranca do të bëjë në rast se reforma nuk kalon me konsensus. Kohë më parë është folur se në rast të dështimit të marrëveshjes PS-PD, Kryeministri do të vazhdojë me një tjetër plan që përfshin zgjedhjet e parakohshme, ose referendum për reformën në drejtësi. Një lëvizje që është etiketuar me planin C. Rama tha  se “jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në parlament. Ju po pyesni për C- në, por C-ja vjen pas B-së”.

SHKARKO APP