Rama:Loja mbaroi! Gjykatat e sipërme do pastrohen nga llumi
Kryeministri Edi Rama këmbëngul fort në bindjen e tij se “Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”.
Ndërkohë PD-LSI japin alarmin se reforma në drejtësi po krijon kolaps dhe se Vettingu po kontrollohet nga PS. Sot parlamenti nuk arriti të kishte 84 vota për projektligjin e ofruar nga PS për një zgjidhje provizore të bllokimit të Reformës. Opozita akuzoi kryeministrin se po kontrollon krejt Vettingun dhe se me këtë ligj që synonte të miratonte sot në Kuvend donte ta mbushte sistemin me magjistratët e rinjë, të para seleksionuar nga drejtuesit e qeverisë.